Ky xhirim tregon forcën shkatërruese të stuhisë Alex që goditi këtë fundjavë rajonet jugore të Francës dhe Veriut të Italisë.
3 vik tima e rreth 30 të zhdukur, dëme të konsiderueshme materiale
Tre vik tima dhe afro 30 të zhdukur është bilanci i deritanishëm, teksa ekipet e emergjencave në të dy vendet po vijojnë kërkimet në zonat e goditura më rëndë nga stuhia.
Erërat e forta rreth 60 kilometra në orë sollën përmbytje të fuqishme që shkaktuan rëshqitje toke. Pasojat janë si këto në rajonet alpine të Francës, ku një urë automobilistike u shkatërrua nga vërshimi i ujërave. Dëmtimi i linjave elektrike la pa energji qindra banorë.
Ashtu si në Francë, situata është e rëndë edhe në veri të Italisë, kryesisht në rajonet e Piemontes dhe Alto Adixhes.
Niveli i reshjeve të rëna në jug të Francës është 450 mm sa ai i 4 muajve të kësaj stine. Ndërsa në veri të Italisë në 24 orë u regjistruan 630 mm, një shifër e padëgjuar prej gati 7 dekadash.