Këngëtari i njohur Blero ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”. Ai dha intervistë si për jetën profesionale, ashtu dhe atë private.
Pas ndarjes, Blero ka ruajtur marrëdhënie të mira me ish-bashkëshorten, aktoren Teuta Krasniqi. Për hir të vajzës së tyre, ata dhe takohen shpesh. Por ç’mendim ka Afrona për këtë?
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku “A jeni nga ata njerëz aq të hapur sa të dilni për darkë ti me Afronën dhe Teuta me familjen e saj?”, Blero u përgjigj se nëse darka është për vajzën e tyre atëherë po.
Po ashtu, ai tregoi se Teuta e ka ftuar Afronën në shtëpi dhe kanë biseduar për 3 orë. “Nëse ajo darkë është për Tarën sigurisht që po. Sepse Tara është qendra e botës dhe për të do të bëjmë gjithçka. Teuta dhe Afrona janë takuar më parë. Teuta e ftoi Afronën për darkë në shtëpi, dhe qëndruan për 3 orë bashkë duke biseduar. Meritat në këtë rast i ka Afrona, për mirëkuptimin që ka treguar për këtë situatë”, tha Blero.