Aktorja turke Beren Saat dhe këngëtari Kenan Dogulu janë të martuar që nga 2014.
Edhe pse kanë pasur mjaft kri za, dhe janë përfolur disa herë për ndarje, ata kanë gjetur gjithmonë rrugën e rikthimit tek njëri-tjetri.
Së fundmi në një intervistë, Beren është pyetur për sekretin e martesës së tyre. Aktorja ka treguar se sek reti qëndron tek shtëpia e tyre.
“Kjo është një lidhje e gjatë mes dy njerëzve të famshëm. Sekreti i jetëgjatësisë së lidhjes sonë fshihet në shtëpinë tonë. Ne nuk mund të ndahemi sepse ne na bashkon gjithmonë shtëpia, edhe pas çdo ndarje, aty ndihemi të dashuruar sërish”.
Beren zbuloi se gjatë kësaj kohe ka realizuar disa projekte me bashkëshortin e saj dhe do t’i publikojë në vitin 2021.