Leximi

Shembull për t’u ndjekur nga çdo i ri! Njihuni me 26-vjeçarin që rriti kungullin 702 kile: Dua të punoj tokën!

Kevin Rataj është një kopshtar 26-vjeçar nga Hagermarsch, i cili fitoi kampionatin e 16-të të ‘Saksonisë së Ulët’ me kungullin më të madh me peshë plot 702,4 kilogramë.

Plot 702,4 kilogramë/ Njihuni me kungullin që theu rekordin në Gjermani

Kopshtari tregoi se u jep kungujve të tij 400 deri 500 litra ujë në javë dhe ju shton pleh të lëngshëm.

Ai shtoi se kungujt rriten shumë më shpejt kur ka diell. Rataj, vendosi kështu një rekord të ri në Saksoninë e Ulët, me një kungull 700 kile, njoftoi organizatori i garave Wolfgang Willmann.

Ky kampionat u mbajt në kopshtet e kalasë Ippenburg në rrethin Osnabrück, të cilat ishin të hapura për vizitorët të shtunën dhe të dielën, më 3 dhe 4 tetor.

Ngrohja globale dhe një numër i madh i ditëve me diell duket se e kanë ndihmuar Rataj-n të vendosë kështu një rekord të ri në Saksoninë e Ulët, duke qenë fitues i kësaj gare.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top