Të dielën që lamë pas, nëna e moderatores së njohur, Jonida Vokshit festoi ditëlindjen.
Jonida zgjodhi që ta uronte atë në mënyrë publike. Me rastin e 58-vjetorit të lindjes, Jonida ka publikuar një foto bashkë me të për ta uruar. Veç dedikimit plot dashuri, pamja rinore e nënës së Jonidës nuk kaloi pa u vu re nga fansat e shumtë, madje edhe nga dhëndri.
“Sot gjyshja e Emit ka ditëlindjen! Të duam shumë Oca, që më rrite mua dhe tani po rrit dhe Emin me kaq dashuri”, ka shkruar moderatorja.
Pas statusit vëmendje të madhe mori dhe komenti epik i bashkëshortit të Jonidës, Besnik Krapi, i cili shkroi:
“Hajde për hajër vjehrra! 45-vjetori të ka nxon gjyshe, ama, gjyshe të lumtur. 135”
Me anë të këtij komenti, Besniku ka vënë në pah faktin se nëna e bashkëshortes tregon shumë më e re nga mosha e saj reale.