Lajme

Do vendosen sërish vizat për shqiptarët për në BE, i jep të gjitha sqarimet Rama: Pra po u them që…

Rama: Së pari, punët e BE besoj se keni filluar ti mësoni dhe ju. Ka që në 2016 qe flitet për këtë. Jemi në 2020 thonë që do bëhet në 2023 por nuk bëhet fjalë fare për kthim pas por për një sistem sigurie të BE për të gjitha shtetet jo anëtare të BE, qytetarët e të cilit duan të hyjnë në BE dhe nuk kanë nevojë për vizë.

Rama Takes his War on Media to Albanians' Phones | Balkan Insight

Pra jemi në një shoqëri që besoj s’ka të sh arë me amerikanët, zviceranët, britanikët, japonezët që sipas këtij sistemi ETIAS do të duhet që para se të nisen për BE të bëjnë një aplikim online dhe aplikimi nuk është për vizë por bën aplikimin, futet në sistem dhe ti merr konfirmimin po online në një kohë shumë të shkurtër nëse je apo jo i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kr iminale.

Nuk ka lidhje me qytetarët që s’kanë kartelë kr iminale të regjistruar si person i lidhur me te rrorizmin apo kr imin e organizuar pra është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE.

Nuk është kthim mbrapa tek VIZA sic me siguri do të predikohet nga të gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës digjitale në Gjirin e Lalzit. Është një masë që pritet se kur do bëhet. Është thjesht një filtër në funksion të politikës së sigurisë së BE kundër te rrorizmit dhe kr imit të organizuar.

MË TË LEXUARAT

To Top