Artistja e njohur, Manjola Nallbani ka zgjedhur që ditët e fundit me diell t’i shijojë me familjen e saj në Turqi. Manjola ka ndarë së fundmi në llogarinë në ‘Instagram’ një moment krah vajzës, me të cilën ka ndarë rrallë herë foto.
“Me diellin tim”, ka shkruar Manjola krah postimit ku shfaqet mjaft e qeshur së bashku me vajzën. Ajo cfarë bie tjetër në sy është dhe eleganca e këngëtares, e cila së bashku me të bijën duken si dy shoqe.
Me siguri Nallbani është duke i shijuar maksimalisht këto ditë pushime së bashku me vajzën larg impenjimeve të shumta që i rezervon Tirana dhe angazhimet e përhershme këtu.