Alfred Bualoti, reegjisor, aktor. Lindi ne Tirane, me 5 tetor. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve* per aktor, me 1974.
Filloi pune si regjisor ne Televizionin shqiptar, me pas beri disa vjet si aktor ne Teatrin e Gjirokastres*, kurse me mbarimin e nje kursi kualifikimi disamujor ne Teatrin Nacional Chaillot ne France, u terhoq nga Teatri Popullor* ne funksionin e regjisorit dhe te aktorit profesionist, ku luajti rolin e Arbenit te drama Tymra qe pastrohen e Zisa Cikulit*, 1974; me pas ate te Gjetanit te Kulla e Hutajve e Kole Jakoves*, 1981; te Artanit te viti 1945 e Teodor Lacos*.
Kreu kursin njevjecar per regjisor prane Institutit te Larte te Arteve, me 1982. Ne vitin 1983, vuri ne skene dramatizimin e romanit te Dritero Agollit* Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo, se bashku me bashkereg jisorin Andon Qesari*, ku edhe luajti me nje sens te holle humori, ironie, ne linjen e vetedemaskimit, rolin e Zylos.
Sprova regjisoriale ne kete shfaqje vijoi me dramen Ne prag te jetes e Dhimiter Xhuvanit*, 1983.
Serish me bashkeregjisorin A. Qesari, ishte i suksesshem sidomos me komedine Pallati 176 te Adelina Balashit*, shfaqje e cila pati nje pritje te bujshme nga publiiku i gjere, e dhene mbi 320 here brenda nje 5-vjecari.
Ai krijoi nje atmosfere te kendshme, duke shfrytezuar mire situatat e keqkuptimeve, kundershtite ne sjelljet ambiguide te personazheve, posacerisht krijimin e nje galerie tipash, nder te cilat spikaten figurat e Jovan Bregut, e Sandrit, e tezes etj.