Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje, duke i lehtësuar marrjen e leje qëndrimit.
Me anë të këtij ligji të ri, në vendin fqinj do të përfitojnë shumë shqiptarë të cilët punojnë atje. Përmes këtij draft ligji, të gjithë emigrantëve lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit për motive të tjera, në leje qëndrimi për motive pune. Këtu përfshihen lejet e qëndrimit të lëshuara për motive fatkeqësie natyrore, për mbrojtje special, aktivitet sportive, artistik, motive fetare e asistencë për minorenët.
Drafti lejon edhe të drejtën e dhënies së lejes së qëndrimit edhe për motive të mbrojtjes sociale ndaja emigrantëve riatdhesimi i të cilëve do t’u shkaktonte trajtim jo human e degradues të jetës së tyre private e familjare.