Pas 17 vitesh si udhëheqës i ‘Portokallisë’, regjisori Altin Basha e largua nga Top Channel duke krijuar shumë zhurmë. Mësohet se ai dha dorëheqjen pasi i ishin hequr shumë kompetenca.
Vendin e tij e zuri Indrit Çobani, i cili është aktor në Teatrin Kombëtar, si dhe ka qenë regjisor i dhjetëra emisioneve televizive më parë.
Largimi i Bashës ishte vërtetë i bujshëm dhe tashmë kanë nisur edhe ironitë nga të larguarit e hershëm të Portokallisë. Ka qenë Julian Deda ai i cili përmes një postimi në Instagram i ka hedhur një th umb ish-regjisorit të spektaklit të humorit.
“Bravo Altin, pas 17 vitesh eksperiencë pune si regjisor, më në fund ja arrite qëllimit, u bëre asistent regjisor. Hallall plako”, ka shkruar Deda në Instagram.
Debatet mes Julian Dedës dhe Altin Bashës kanë nisur shumë kohë më parë, që nga momemti kur nga spektakli i humorit filluan të largoheshin disa nga aktorët më të njohur.