Lajme

Gjermani jep lajmin e keq për gjithë shqiptarët: Mos prisni më është vendosur që do të jetë JO!

Në emisionin ABC-ja e mëngjesit këtë të mërkurë në një bashkëbisedim online nga Brukseli, me gazetarin Enkel Demi ishte gazetarja Erisa Zykaj e cila tregoi se cilat ishin pikat e errëta të Progres Raportit për Shqipërinë, i bërë publik ditën e djeshme.

erisa-zykaj - Rilindja Demokratike

Burime të besueshme të ABC News dhe gazetares Erisa Zykaj thonë se Gjermania ka për ti thënë “JO” hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Sipas gazetares Erisa Zykaj Gjermania ka qenë hartuesja e 9 kushtëzimeve të cilat më pas u shtuan në 15 kushte që iu vendosën Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Të gjitha këto kushte, kanë të bëjnë me të gjithë problematikën e mosrespektimit të institucioneve demokratike në Shqipëri, të pavarësisë së gjyqësorit, dhe të drejtave themelore, prandaj sipas saj Gjermania, që ka edhe presidencën e Bashkimit Europian, i qëndron fort parimeve themelore mbi të cilat bazohet BE.

erisa-zykaj - Rilindja Demokratike

MË TË LEXUARAT

To Top