Parisi do të mbyllë të gjitha baret plotësisht nga e marta ndërsa qeveria franceze ngre alarmin e koronavirusit pas një periudhe të qëndrueshme në nivele të larta të infeksioneve.
Kuf izimet do të zgjasin dy javë, me detajet e plota që do të njoftohen të hënën, njoftoi zyra e Kryeministrit Jean Castex, shkruan BBC.
Të Dielën Franca raportoi 12,565 raste të Covid-19. Qyteti jugor i Marsejës mbylli baret dhe restorante javën e kaluar.
Niveli maksimal i alarmit të Francës hyn në fuqi kur shkalla e infeksionit në një vend tejkalon 250 raste për 100,000 njerëz dhe të paktën 30% e shtretërve të kujdesit intensiv janë të rezervuara për pacientët Covid-19.
“Këto masa, të domosdoshme në lu ftën për frenimin e përhapjes së virusit, do të zbatohen në Paris dhe tre departamentet që e rrethojnë dhe do të kenë një kohëzgjatje prej dy javësh,” shpjegoi zyra e kryeministrit.
Por restorantet dhe bistro baret që shërbejnë ushqim, si dhe alkool mund të qëndrojnë të hapur, për sa kohë që ata zbatojnë masat anti-Covid të vendosura për klientët dhe mbyllin dyert e tyre në 22:00.
Puna nga shtëpia duhet të ketë përparësi “tani më shumë se kurrë”, thuhet në deklaratë.