Fushata e PS-së për të mbledhur rreth saj disa emra të njohur të skenës është pritur me humor dhe ironi në rrjetet sociale.
Së fundmi edhe këngëtarja Eli Fara deklaroi përkatësinë e saj. Ndërkohë, gazetari Agim Xhafka, në faqen e tij në FB ka postuar disa ‘perla’ që nuk duhen humbur.
Postimi:
U gëzua Leko kur mësoi se Eli Fara e paska shtëpinë pranë tij. -Do i bësh ndonjë vizitë?- e ng acm ova.
-Jo,jo. Do shkoj të paguaj taksat e bashkisë. -Taksat?! -Mos u çudit. Sa të sorollatem nëpër zyra poshtë e lart ia çoj direkt. Se atje do shkojnë prapë ato para. Pse t’ia vonoj,-tha Leko i kënaqur.
Për atë zot “Kastro Zizo” e dija pije alko olike, tha Leko. Lali Eri sapo mori dekoratën “Për zgjedhjet model në Japoni”. Korça e ka çmimin e ujit më të shtrenjtë se Tirana, thotë Zdromsi. Normal, se uji i Korçës pihet. Me ujin e Lalit edhe këmbët po të lash të zë barku.
-Cilët? -Qenë tre punëmbaruar. -Punëmbaruar?! -Po, kështu quhen haj dutët sot.