Lajme

(Video) Gruaja shqiptare e tregon dramën e saj me zërin duke iu dridhur: Babai më martoi 14 vjeçe të më hiqte nga shtëpia, më tallnin…

Hamide Aliu është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka treguar historinë e jetës së saj.

U ngatërrua në maternitet, nënën biologjike e gjen në treg kur po blinte atlete - Tv Klan

Ajo është ngatërruar në maternitet me një fëmijë të bardhë dhe iu desh të jetonte me familjen e bardhë deri në moshë madhore.

Gruaja ka treguar se është bull izuar në fëmijërinë e saj nga shokët dhe shoqet e shkollës dhe në moshën 14 kuptoi se familja ku jetonte ajo nuk ishte familja e saj biologjike dhe se ishte ngatërruar në spital. Ajo u shpreh se babi i saj jo biologjik e ka martuar shumë të vogël që 14 vjeç për t’ja hapur rrugën motrave dhe vëllezërve për tu martuar.

Hamide Aliu: Pasi bëra 14 vjeç babi më martoi, ai ka bërë shumë gabime me mua, por ia fal. Ai ka dashur të më heq nga shtëpia sa më shpejt sepse vëllezërve nuk i jepnin nuse dhe as motrat nuk martoheshin sepse thoshin që kanë një rome në shtëpi. Ai burri që më martoi më dërgonte të punonte tokë, pastaj iku në Greqi, kishte grua tjetër dhe familje tjerë. U divorcova dhe u ktheva prap tek ai që më rriti. Unë u martova prap në moshë 18 vjeç, burri ishte 17 vjeç.

MË TË LEXUARAT

To Top