Leximi

Porositi këtë fustan online, po kur e merr 23-vjeçarja qan me dënesë: Më prishën dasmën si do dal me të…

Tashmë është kthyer në një trend të bërit pazar në rrjetet sociale. Mirëpo nuk janë të pakta rastet kur përdorues të shumtë janë ankuar për porosinë e ndryshme që kanë marrë.

Shumica prej tyre thonë se porosisin një produkt në dukje madhështor, e në shtëpi i mbërrin një porosi krejtësisht tjetër.

Kjo gjë i ndodhi 23-vjeçares Meaghan Taylor, nga Kanadaja, e cila bleu fustanin e nusërisë për 100 dollarë nga një shitëse private në platformën “Wish”. Fustani i bardhë që ajo mbante në duar nuk kishte asnjë lidhje me atë që kishte parë në fotografi.

Nëna e një fëmije, që ka planifikuar të martohet verën tjetër me të fejuarin 30-vjeçar, Keith Reid, është shprehur se ka mbetur e zhgënjyer nga porosia. Meagahn ka treguar se ka telefonuar shitësen private, të cilës i ka thënë se po i shkat ërron dasmën. Pas ca kohësh mësohet se shitësja ka rimbursuar 23-vjeçaren.

MË TË LEXUARAT

To Top