Dua Lipa është ndër këngëtaret që nuk ka hezituar asnjëherë të bëjë publiket qëndrimet dhe bindjet e saj politike.
Këtë vit, Dua përmes një videoje ka treguar për përkrahjen e saj ndaj Joe Biden, kandidatit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një video të realizuar për komunitetin e shqiptarëve në ShBA që po rreshtohen kah Biden, Dua Lipa ka treguar arsyet se pse po e mbështet kandidatin demokrat.
“Përshëndetje të gjithëve, është Dua Lipa këtu. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, u shpreh Dua në videon e publikuar.