Lajme

Ku i gjejnë kaq shumë para? Një bluzë ose një këmishë e Veliajt kushton më shumë se fiton një shqiptar në muaj

Shpesh na ka qël luar të shohim kryebashkiakun e Tiranës, të veshë bluza apo këmisha me një logo të çuditshme, në formë zemre.

Reja – DESIGNED BY SOU FUJIMOTO

Në pamje të parë, këto veshje të kryebashkiakut duken mjaft sportive dhe me çmime modeste, imazh ky që Veliaj kërkon të reflektojë dhe për të cilën ka investuar me një propagandë mjaft të egër, duke u shfaqur thuajse në të gjithë televizionet kombëtare, në kronika të parapërgatitura. E gjitha kjo e ka një shpjegim.

Në një vend me popullsi shumë të varfër, shpesh veshjet luksoze të zyrtarëve, tërheqin më shumë vëmendje, se abuzimi me fondet publike, ndaj edhe Veliaj kujdeset maksimalisht të “mos e shkelë” në këtë drejtim.

Por, këto bluzat në duke të “thjeshta” të kryebashkiakut, mbartin në fakt, çmime mjaft të kripura. Ato janë prodhim i firmës “Comme des Garçons”, që do të thotë “Si djemtë”. Kjo firmë japoneze është themeluar në vitin 1969 nga Rei Kawakubo. Ajo e ka qendrën në Japoni dhe në Paris. Veshjet e Veliajt janë në fakt pjesë e linjës “Comme des Garçons Play”, shkruan Faktor.al.

Me një kërkim të thjeshtë në dyqanet online ku shiten këto veshje, duket se një bluzë me mëngë të shkurtra pambuku e kësaj firme, nga ato që Veliaj përdor shpesh (shih fotot më poshtë) kushton plot 120 euro, ose 14 500 lek, ndërsa një këmishë e ngjashme me atë që përdor kryebashkiaku, kushton rreth 160 euro, ose 19 400 lek. Një xhaketë sportive, e ngjashme me xhaketën e Veliajt në aksionin e mbjelljes së “qindra mijëra” pemëve, kap vlerën 219 euro, ose 26 600 lek.

Ja sa kushtojnë bluzat dhe këmishat `modeste` të Erion Veliajt kur del në fushatë!

Dashuria e Erion Veliajt për veshjet e shtrenjta japoneze (foto) - Të  Paekspozuarit

Dashuria e Erion Veliajt për veshjet e shtrenjta japoneze (foto) - Të  Paekspozuarit

MË TË LEXUARAT

To Top