Leximi

Kur ishte 10 vjeç ishte i gjatë 182 cm, tani ka shkruar më shumë se 2 metra e gjysmë/ Ja përse do zgjatet akoma

Pavarësisht faktit se prindërit e tij kanë një gjatësi “normale” të trupit, Mudassiri 21-vjeç, ishte 182 centimetra i gjatë kur ishte vetëm 10-vjeçar, e 213 centimetra derisa ishte nxënës i shkollës së mesme.

Prindërit e tij në fillim ishin të gëzuar që djali i tyre ishte më i gjatë se cilido nxënës tjetër në klasë që ai e kishte, por filluan të brengosen kur arriti gjatësinë prej 182 centimetra.

Mudassir nga Lahore e Pakistanit, thotë se ishte fëmia më i gjatë në shkollë por edhe në lagjen ku është rritur.

“Kam qenë 1.8 metra si 10-vjeçar, kurse në shkollë të mesme arrita në 2.1 metra. Prindërit e mi filluan të brengosen duke parë se unë çdo ditë e më shumë po rritesha. Nuk e dinin se pse po rritesha më shumë se vëllezërit dhe motrat e mia”, ka deklaruar Mudassiri.

Prindërit e dërguan për kon trolle mjekësorë në Lahore dhe Karachi gjatë vitit 2017, ku u thanë se biri i tyre ka një çrregullim hormonal që e bëjnë atë shumë më të gjatë sesa bashkëmoshatarët e tij.

“Herën e fundit kur jam matur ka qenë para një vit e gjysmë dhe isha 246 centimetra”, ka shtuar ai. Për fat të keq ai ishte prekur mjaft nga b ul izmi, pasi bashkëmoshatarët talleshin me gjatësinë e tij.

MË TË LEXUARAT

To Top