Leximi

“S*ks në zyrat e shtetit në kom unizëm”, si u zbulua rasti skandaloz në orarin e punës

Ish-drejtuesi i arkivit në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi, ka rrëfyer një rast kur zyrat e një komiteti partie përdoreshin për të tjera gjëra përveç punës, për shembull kur ndizej “idili” i dashurisë së instruktorëve.

Ky rast bën fjalë për një prej punonjësve të njërit prej komiteteve të shumta të partisë dhe daktilografistes së atij komiteti, ku kjo e fundit ishte grua e martuar.

Burri i saj punonte në komitet si shofer i sekretarit të parë të partisë.

Bëhet fjalë për skandale në zyrat e shtetit, të cilat cënonin moralin kom unist të kohës.

Ky dokument i Sigurimit të Shtetit ka zbuluar detaje mbi raste skandalesh sek su ale gjatë periudhës së komu nizmit në Shqipëri.

POSTIMI I DERVISHIT

1973″>1973/Imoralitet në komitetin e partisë

Kush ka dëshirë të lexojë se çfarë bëhej në kartotekën e një komiteti partie, midis instruktorit të partisë dhe daktilografistes së atij komiteti, bashkëlidhur gjen infon përkatëse.

***

Komitetet e Partisë së Punës ishin strukturat vendore të kësaj partie dhe vepronin në bazë territori (rrethi kryesisht). Organi udhëheqës i tyre ishte Byroja, e cila përbëhej nga krerët më të lartë të pushtetit të rrethit. Brenda komitetit vepronte një aparat i cili imitonte në formë të vogël aparatin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës.

Ky aparat, përveç punës ideologjike që bënte dublonte punët e qeverisjes. Gjithë ditët shkonin kot duke sajuar raporte të kota e pa lidhje. Nga ky stil pune, shumë herë në orarin e punës, zyrat përdoreshin edhe për gjëra të tjera, pikërisht atëherë kur idili i dashurisë së instruktorëve ndizej më shumë se kurrë. Në një komitet partie në vitin 1973″>1973 punonin një instruktor dhe një daktilografiste.

Kjo e fundit kishte edhe burrin shofer të sekretarit të parë të komitetit të partisë. Në mënyrë të fshehtë, instruktori dhe daktilografistja nuk po bënin punët që u kish ngarkuar partia. Rasti u bë shembull. Por të tilla që nuk u bënë shembuj kishte me qindra.

Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, instruktori për një periudhë prej 3 vjetësh mbante mar rëdh ënie me daktilografisten, duke anashkaluar detyrat që partia i kishte ngarkuar për edukimin marksist-leninist të masave. Më 17.3.1973″>1973 dy sevdallinjtë u gjetën të mbyllur në kartotekën e komitetit të partisë pikërisht aty ku mbaheshin larg syve të armikut dosjet e kuadrit kom unist.

MË TË LEXUARAT

To Top