Në një rrëfim zemre për emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” Renaldi është mërzitur ne spital e ka marrë malli për shtëpinë e kërkon te kthehet atje.
“Dua të shkoj në shtëpi, më dh embin këmbët. Ëndrra ime më e madhe është të shërohem dhe të shkoj në shtëpi. Më ka marrë malli për motrat dhe për shokët”,-thotë nga shtrati i spitalit 11 vjeçari.
“Shqiptarët e kanë treguar në çdo rast se janë gati te japin gjithcka munden per te shpetuar jetë e kur behet fjale për jetë fëmijësh ndjeshmëria behet edhe me e padiskutueshme.
Mrekullitë ndodhin kudo kur zemrat e shqiptareve bëhen bashkë.105.000 euro është shumë që i duhen Renaldit për tu operuar.
Më shkruani në telefon për çdo donacion , unë vetë do ta filloj me 100 euro. Situata nuk është e lëhtë është shumë kritike, spitalet shqiptare nuk të japin siguri.
Numrat e llogarisë janë të afishuara, së shpejti do ta hapim edhe në Angli një numër llogarie”, u shpreh Elvis Naçi në studion e “Shqiptarëve…”. Një donator sapo ka dhuruar 5000 euro për Renaldin.