Ditën e djeshme, vogëlushi i trashëgimtares së “Top Channel”, Sara Hoxha dhe moderatorit të njohur, Ledion Liço feston 1-vjetorin e lindjes.
Sara dhe Ledioni ishin kujdesur t’i dhurojnë vogëlushit një festë të veçantë me të gjithë njerëzit më të dashur. Teze Lori ka ndarë disa foto nga festa, e cila duket se është bërë në natyrë dhe nuk kanë munguar lojërat e shumta.
“Romki im i vogël bëri 1 vjeç dhe unë bëra shumë qejf”, shkruan Lori krahas fotove. Me sa duket festën nuk e kanë shijuar vetëm të vegjëlit, por edhe të rriturit. Kujtojmë se Sara dhe Ledioni janë prindër edhe të një djali më të madh, të quajtur London.