Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi është kthyer pas në kohë me disa foto nga fëmijëria e saj. “Nostalgji. A ju kujtohet shtrumfeta. Edhe kjo frizura mos met hy flokt në sy. Klasa e parë, u rritën pak flokët”, ka shkruar Leonora krah postimeve të fundit në llogarinë e saj ku duket se i janë ngjallur shumë kujtime të veçanta.
Ajo çfarë bie tjetër në sy është ëmbëlsia e Jakupit, e cila edhe sot vazhdon të mbetet një nga femrat më të bukura të ‘showbiz-it’ shqiptar.
Kujtojmë se Leonora ka ndarë herë pas here momente të ndryshme edhe nga adoleshenca, duke kujtuar albumin e saj të parë muzikor dhe duke ngjallur mjaft nostalgji tek ndjekësit.