Lajme

Turqia dërgon sërish anijen në zonën ku mendohet se ka gaz, reagon Greqia: Për ne kjo nuk…

Pavarësisht se në takimin e Bratislavës dy ministrat e Jashtëm të Turqisë dhe Greqisë, Cavusoglu dhe Dhendias ranë dakord që ditët në vijim të jepet data e fillimit të bisedimeve mes dy vendeve për zgjidhjen e kon  fliktit në Egje dhe Mesdhe në lidhje me ZEE dhe kufijtë detare, tensioni ka vazhduar edhe orët e fundit.

Anijet turke nisen drejt detit Egje, Greqia ankohet tek NATO: Nuk lejojmë  asnjë kërcënim nga askush – Dosja AL

Në fillim Ankaraja ka lëshuar një Naftex të re duke b llokuar prej datës 22 tetor zonën detare pranë ishullit grek Kastelorizo, vetëm 6,5 milje detare larg tij, duke dërguar atje përsëri anijen Oruc Reis e cila do të kryeje kërkimeve për hidrokarbure.

Menjëherë është përgjigjur Ministria e Jashtme greke e cila thekson në deklaratën e saj se ky veprim është një kërc
ënim ndaj paqes dhe sigurisë.

“Greqia nuk shantazhohet ndaj ftojmë Turqinë të tërheqë këtë vendim pasi në këtë mënyrë shmang në mënyrë sistematike të Drejtën Ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë duke minuar çdo përpjekje dialogu” –përfundon deklarata.

MË TË LEXUARAT

To Top