Në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy kunetër Lumturia dhe Kaso. Lumturia sot në këtë seancë dëshironte që të përballej me motrën e saj Mirësie, por në pamundësi për të ardhur, u paraqit bashkëshorti i saj.
Lumturia e cila jeton në Itali prej 20 vitesh i kërkon Kasos dhe të motrës që të marrin kujdestarinë e vëllait me probleme mendore i cili ndodhet në bu rgun e Zaharisë në Krujë për shkak të denon cimit që i bëri motra e tyre tjetër Nerënca.
Nerënca po kujdesej për të dhe më pas pretendoi se ai po silleshe ag resiv. Lumturia ka dhe një motër tjetër e cila ka probleme mendore dhe është e shtruar në spitalin psikiatrik.
Eni Çobani ka folur në telefon me Nerënca Kasa e cila i ka konsideruar vëlla e motër të dy të sëmurë dhe se nuk ka mundësi të kujdeset për ta. Madje ajo i konsideron të vd ekura dy motrat e tjera, Mirësinë dhe Lumturinë, gjë që Eni Çobanin e ka shokuar totalisht.
I përsërista emrat e motrave të saj dhe e dini se cila ishte përgjigjia e një motre për dy motrat? Lumturia dhe Mirësia për mua kanë vd ekur dhe kjo është shumë e rëndë. Të thotë motra për dy motrat që ato për mua kanë vd ekur dhe nuk ekzistojnë, unë nuk e di se çfarë mund të komunikojmë së bashku dhe çfarë ndjeshmërie keni ju për një vëlla, të cilin ju e keni de noncuar dhe sot ai është në bu rgun e Zaharisë në Krujë”, është shprehur Eni Çobani.