Eugenia Franco ka humbur jetën nga ar resti ka rdiak në muajin shtator, megjithatë prej një muaji, qenushja e saj, Bianca e pret atë çdo ditë përpara librarisë ku ajo punonte.
Imazhet e saj u bënë virale në internet pasi u publikuan nga një zonjë që ka një biznes pranë librarisë së Eugenia-s.
Sipas tregimeve të banorëve, Eugenia dhe Bianca ishin mikesha të pandara, por që nga vd ekja e pronares, qenushja ndihej e vetmuar dhe nuk ushqehej.
Kështu, pas disa ditësh në pritje të zonjës së saj, Bianca u birësua nga nipërit dhe mbesat e Eugenia Francos, që do të kujdesen për të.
Kjo histori të sjell në mend atë të Hachikos, qeni i cili u bë i famshëm për besnikërinë ndaj pronarit të tij.