Ditën e djeshme një nga aktorët më të mirë shqiptarë të viteve të fundit, Florjan Binajn festoi datëlindjen.
Mes urimeve të shumta, një prej tyre edhe nga kryeministri Edi Rama, Flori ka marrë edhe urimin publik të bashkëshortes Sadina. Me anë të një postimi në Instagram, ajo i dedikon fjalë më të bukura bashkëshortit, në radhë të parë si një njeri i shkëlqyer, familjar shembullor, por edhe artist i kompletuar.
Sadina e nis urimin e saj duke thënë se nuk i pëlqen të shprehet në publik, megjithatë sot, në këtë ditë kaq të rëndësishme për Florin nuk mund të mos i thoshte disa fjalë. Ajo rreshton njëri pas tjerit cilësitë e jashtëzakonshme të bashkëshortit, si aktori i pa krahasueshëm, njeri me shpirt të bukur dhe punëtor, vëllai më i mirë, djali që çdo nënë do ta donte dhe babi i shkëlqyer, ndërkohë që e quan “dashuria e jetës së saj”. Mes të tjerave ajo tregon se kanë qenë shumë të vegjël kur kanë festuar për herë të parë datëlindjen e tij, ndërkohë që tani e presin këtë ditë bashkë me fëmijët dhe në të ardhmen urimit do t’i bashkohen edhe nipërit dhe mbesat.