Rozë

Rikthehet Songyli i bukur dhe ka një lajm për shqiptarët, do e shikoni sërish në telenovela pas dy vitesh

Aktorja turke shumë e pëlqyer nga publiku turk, por edhe shqiptar Gokçe Akyildiz do të rikthehet në ekran. Aktorja pas mbarimit të serialit “Lule të vetmuara” dy vite më parë, u shkëput nga ekrani dhe iu dedikua familjes dhe vogëlushit të saj.

Gokce Akyildiz (TV Actress) - Bio, Birthday, Family, Age & Born

Megjithatë tani ajo ka vendosur të rikthehet dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë në një prononcim për gazetarët turq. “Pas kaq shumë kohësh unë do të rikthehem në ekran me një projekt të mirë. Nuk mund t’ju jap një datë ekzakte, por jam e lumtur që do të rikthehem për fansat e mi”-tha aktorja.

Akyildiz bisedoi me gazetarët dhe bëri foto me fansat, sjellja e saj e sinqertë dhe e dashur ra shumë në sy.

Gökçe Akyıldız on Twitter: "?… "

MË TË LEXUARAT

To Top