Analisti Frrok Çupi ka komentuar deklaratën e bujshme në emision se kryetari i bashkisë Erion Veliaj me afrimin e artistëve të njohur në PS, po përgatit terren që pas zgjedhjeve të marrë postin e Ramës.
Sipas Çupit, debati nuk qëndron në këtë çështje pasi tek socialistët nuk shihen përplasje të brendshme.
“I gjithë debati bëhet se zgjedhjet po afrojnë, nuk ka debat çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve. Nuk ka një debat të brendshëm. Ka mes te majtëve dhe të djathtëve. Unë nuk jam socialist, nuk kam qenë kurrë, por ata i shikoj me stabël në qeverisje” tha ai për Ora News.