Rovena Stefa, është një nga këngëtaret më të dashur për publikun shqiptar. Edhe pse një femër e suksesshme dhe e arrirë, këngëtarja ende nuk është martuar.
Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ajo zbuloi se për një gjë të tillë nuk duhet të presim edhe shumë gjatë. Rovena u shpreh se preferon dasmë me shumë të ftuar, minimumi me 500 të tillë.
E pyetur nga Bieta nëse pandemia do të anulojë planet e dasmës, Rovena u shpreh se jo, pasi ajo mund ta realizojë në fushë ku të ftuarit të jenë me maska.
“Mua më pëlqejnë dasmat e mëdha. I dua dasmat sepse më pëlqen të mblidhen sa më shumë njerëz të festojnë. Më pëlqen jam mësuar me dasma të mëdha, 500 e lart. Është shumë e bukur, bëhet një si miting i madh. (Bieta: Duhet të presim në 2022 më duket, se me virusin këto grumbullimet) Pse mo ky gripi kaq i tmer rshëm qenka, dasmën do e bëj unë në fushë me maska me demek”, u shpreh Rovena.