Lajme

Publikon fotot e dy vëllezërve shqiptarë që i mori treni para në Gjermani dhe dhanë shpirt në vend: Në zi i gjithë qyteti

Mëngjesin e të martës një ngjarje shumë e rëndë ndodhi në Gjermani. Dy vëllezër shqiptarë hum bën jetën në stacionin e trenit.

”Bild” ka publikuar fotot e tyre dhe emrat. Hasani ishte 17 vjeç dhe Bleriani ishte 13 vjeç. Tra gjedia rreth orës 7 të mëngjesit të së martës në stacionin e trenit Bruckberg në Bavarinë e Ulët.

Ata ishin duke vrapuar për të kapur trenin për në Landshut, por një tren që po vinte nga Mynihu i mori para. Edhe pse shumë ekipe shpëtime shkuan në vend ngja rje, por dy vëllezërit shqiptarë kishin ndërruar jetë.

Familja e dy të rinjve ka hapur dyert e mo rtit. I gjithë qyteti gjerman Bruckberg është në zi dhe kryetari i Bashkisë tha se të gjithë po e vuajnë humbjen e dy vëllezërve shqiptar. Në vendin ku ndodhi tragjedia, janë vendosur lule dhe qirinj.

MË TË LEXUARAT

To Top