Lajme

Publikojnë detajet rrëqethëse mediat gjermane për dy vëllezërit shqiptarë që i mori treni para, nëna mund t’i ketë parë kur dhanë shpirt

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në Gjermani. Dy vëllezër shqiptarë, 13 vjeç dhe 17 humbën jetën.

Punëtorët e shpëtimit i transportuan viktimat me një karrocë

Ata i mori para treni. ”Bild” raporton se ata ishin vonë dhe po vraponin të kapnin trenin. Vëllezërit Hasan që ishte 17 vjeç dhe Blerian 13 vjeç i kishte çuar nëna dhe xhaxhai i tyre në stacionin e trenit.

Nëna edhe mund ta ketë parë se çfarë ndodhi me dy djemt e saj. Ata donin të kapnin trenin për në Landshut, por një tren që vinte nga Mynihu i mori para.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë janë vendosur lule dhe qirinj. Kurse qyteti i Bruckberg në Bavarinë e Ulët, ku ndodhi ngjarja e rëndë është gdhirë në zi.

Të afërmit dhe miqtë lanë lule, qirinjë dhe foto të djemve në vendin e aksidentit. Familja vjen nga Kosova

MË TË LEXUARAT

To Top