Moderatorja e njohur Arbana Osmani, prej muajsh është në pritje të ëmbël dhe vetëm pak kohë e ndan atë nga lindja.
Mirëpo, gjatë kësaj kohe duket se të gjithë ndjekësit kanë patur vetëm një pyetje për të: Kur do të lindësh?!
Nisur nga ky fakt, Arbana ka zgjedhur të bëjë humor me këtë frazë të shumë dëgjuar nga moderatorja.
“Do thoni ju, a linde? Po si do lind unë pa rregulluar flokët?”, ka thënë Osmani në videon ku shfaqet me flokë të lyer e të krehur .
Duket se momenti i shumëpritur për çiftin e shumë përfolur po afron dhe shumë shpejt dyshja do të mbajë në krahë fëmijën e tyre të parë.