Ditën e sotme dy gazetarët e njohur, Rudina Xhunga dhe Dritan Hila festojnë 10-vjetorin e tyre. Ata kanë zgjedhur ta urojnë njëri-tjetrin publikisht me foto ku shfaqen krah njëri-tjetrit, por jo siç ndodh zakonisht me dedikime romantike.
“10 vite bashkë. E fortë dole”, shkruan Dritani si një kompliment për bashkëshorten e tij, që pa dyshim shkakton edhe të qeshura.
Ndërsa Rudina shpërndau urimin e Dritanit me një foto familjare. Kujtojmë se ata janë prindër të një vajze, të quajtur Alana.