Aktori i njohur Gaz Paja u shpreh se angazhimin e tij në politikë e sheh si një detyrë në radhë të parë si qytetar.
Gjatë një emisioni televiziv, Paja tha se, “artistët njerëz janë”. “Forcës politike që unë mbështes dhe i jam afruar, Partisë Socialiste ia shoh veprat konkrete dhe kam bindje të plotë për këtë angazhim që kam marrë”, tha ai.
“Kështu që nuk mendoj se duhet të ketë tendenca dhe paragjykime.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Jemi një formë edukimi për publikun kështu që tendencat dhe paragjykimet pa parë punën nuk janë të mira”, u shpreh ai.
Paja solli shembullin e Erion Isait. “Nëse doni të njihni Erionin shkoni në Ersekë ku kam shkuar unë dhe do të shikoni se cfarë ndryshimesh ka”, tha ai.