Rritja e shifrave të infeksioneve të reja në Francë ka bërë që presidenti Macron të vendosë rikthimin e karantinës.
Macron njoftoi se në Paris dhe 8 qytete të tjera qytetarët do të duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi nga ora 9 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.
Ky rregull do të hyjë në fuqi që nga dita e shtunë dhe do të zgjasë për të paktën 4 javë. Vendime për kufizimin e orareve të dlajes janë marrë edhe në shtete të tjera europiane, ku në Holandë ka hyrë në fuqi një bll okim i pjesshëm, pasi duke filluar nga ora 22:00 baret dhe restorantet do të mbyllen.
Edhe Republika Çeke ka mbyllur shkollat dhe baret, pasi ka shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë gjatë dy javëve të fundit, me 581.3 raste për 100,000 njerëz.