Gazetari gjerman i ”Bild” KARL KEIM ka shkruar një artikull rrëqethës për dy vëllezërit shqiptarë, që i mori treni para dhe humbën jetën.
Ai shkruan se ata ishin thjesht vonë dhe se kjo gjë u mori jetën. Ata thjesht vrapuan ka shkruar ai. Nëna e tyre kishte çuar Hasanin 17 vjeç dhe Blerianin 13 vjeç në stacionin e trenit.
Drama e madhe ndodhi të martën në mëngjes rreth orës 7 të mëngjesit në stacionin e trenit Bruckberg në Bavarinë e Ulët. Dy vëllezërve shqiptarë do u jepet lamtumira të premten.
Qyteti Bruckberg është në zi. Në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë kanë shkuar shumë njerëz dhe kanë vendosur qirinj dhe lule.
Kryetari i Bashkisë së qytetit i shprehu ngushëllimet familjes dhe tha se i gjithë komuniteti po vuan për ta.