Lajme

(Video) Shumica prej tyre ranë për lirinë e shqiptarëve, në famljen Jashari më në fund ka festë e gëzim: Këngë e valle shqip!

Festë pati sot në familjen Jashari, një nga familjet që dha më së shumti për lirinë e Kosovës. Vajza e h eroit Hamëz Jashari, Besarta ka publikuar një video ku shihet me shumë familjarë të saj, duke kënduar këngën e Shkurt Fejzës, ‘Mora Fjalë’.

Lladrovci me urim të veçantë për Besarta Jasharin: Dëshmi e gjallë se si u  bë historia - Drenica Press

Gëzimi që bëri bashkë të rinjtë e familjes Jashari, është ditëlindja e 50-të e Ilirianës. Besarta madje tha se kjo është diçka e zakonshme tek Jasharët, këngë e valle shqipe.

Postimi i plotë:

Ditë e veçantë në familjen tonë në Pre kaz. Iliriana e mixhës Rifat, mbesa më e madhe e babës Shaban, sot mbushi 50 vjet. Ajo, sonte na bashkoj të gjithëve – falëmnderit motër, urime e çdo të mirë për ty. Diçka e zakonshme tek ne Jasharët, këngë e valle shqipe.

MË TË LEXUARAT

To Top