Lajme

Deputeti shqiptar, gruaja dhe vajza e tij infektohem me Covid-19/ Ja gjendja e tyre

Pak minuta më parë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Uran Ismaili: PDK kërkon ndaljen e çdo ndërtimi që po tentohet të bëhet në Badovc - inFokus

Në postimin e tij në Facebook, Ismaili shton se të infektuara janë po ashtu edhe bashkëshortja e vajza.

Deputeti Ismaili njofton gjithashtu se djali, Omeri ka rezultuar negativ për virusin ndërsa thotë po ashtu se familja është vetë-izoluar dhe do të qëndrojnë të mbyllur deri në momentin kur të shërohen plotësisht.

Postimi i plotë i Uran Ismailit:

“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin. Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë. Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.”

Uran Ismaili elected PDK leader in Prishtina

MË TË LEXUARAT

To Top