Një ndër filmat më të dashur gjatë karantinës , ishte padyshim “Mrekullia në qelinë e 7-të”. Të shumtë ishin ata që e panë këtë film, duke e kthyer në pak kohë në një nga filmat më të komentuar në rrjetet sociale.
‘Memo’, aktori kryesor i këtij filmi, do të japë një intervistë për audiencën shqiptare. Aras Bulut Iynemli, do të jetë i ftuar në emisionin “Qejfi ma i madh se Stambolli”, në Klan Kosova.
Ky film është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”. Aras mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.