Lajme

Edmond Budina i nxjerr bojën Ramës: Edhe unë kam qenë emigrant, po nuk kam bërë as vila ku i gjeti aq?

Regjisori Edmond Budina ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, për mënyrën e qeverisjes dhe për pasurinë që ka vënë.

Edmond Budina hints his movement may turn into a political one – Gazeta Tema

Budina tha se edhe ai ka qenë si kr eu i qeverisë në emigracion, por theksoi se nuk ka mundur të bëjë një jetë luksi si ajo e Ramës dhe të ndërtojë një vilë.

“Edhe kryeministri thotë se i ka bërë të ardhurat në emigracion. Edhe unë kam qenë në emigracion, por nuk kam arritur të bëj një vilë dhe të bëj një jetë luksi.

Të gjithë këta njerëz unë them se e kanë bërë pasurinë me kokoshka. Është një mënyrë për të vënë në lojë këta njerëz. Këta njerëz mund të flasin për të gjitha, që nga seksi i bletëve e deri te Kurani dhe Bibla”, u shpreh ai në Syri Tv.

Regjisori ka ironizuar Ramën, duke thënë se ky i fundit mendon se bota ndryshon duke dhënë urdhra në Facebook.

“Jep urdhra nga Facebook dhe mendon se do të ndryshojë bota nga Facebook. Nëse një diktator bëhet i dhunshëm, prepotent, kanë një shkak, një të kaluar, mënyra se si është ndërtuar jeta e tij,” theksoi Budina.

EDMOND BUDINA PER FILMIN | ABC News - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top