Në një takim në njësinë bashkiake 8 në Tiranë, Veliaj ka folur për prejardhjen e tij nga një familje modeste, tek profesioni i nënës, opozita, etj, ai u shpreh se e ëma kishte dy diploma, por punonte pastruese sepse shteti ishte në kolaps.
Madje ai u krenua me këtë fakt dhe u shpreh se ai ishte “çuni i pastrueses” që “shiste fiq”.
Por kjo është një metodë e dalë mode dhe për të bërë bujë, pasi në këtë rrëfim ‘mallëngjyes’, mesa duket se ai ka harruar të përmendë rolin që ka luajtur Rama në karrierën e tij.
Lali u shpreh:
Nëna ime edhe pse me dy fakultete, punonte pastruese, sanitare, sepse kështu ishte koha, shteti kolapsoi. Çuni i pastrueses, goca e pastrueses, kur gjërat bëhen me meritë dhe talent, në parti që hap dyert për këdo punon dhe djerësitet, çdo gjë është e mundur. E di çfare do të thotë të rritesh si çuni i pastruese, por mamatë tona nuk kanë vr arë njeri, as kanë vje dhur njeri. Edhe punën si pastruese e kanë bërë me dinjitet sepse kanë parë mundësi të shërbejnë. Njëqind herë më mirë të jesh bijë i prindërve të ndershëm, sesa bij të kryeministrave, ta tyre që lidhin jetën me Hollandën apo atyre që kanë banjo për macet.