Këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe, feston sot ditëlindjen. Teksa ka zbuluar se mbush 46 vjeçe, Aurela në fakt nuk ka si të jetë ndryshe nga ç’totë edhe vetë ajo “adoleshente përjetë”.
Gaçe ka bërë një postim në rrjetet sociale ku zbulon se tani, dëshira e sa më e madhe është “të jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën pranë vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë për mua….Te jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën”.
-Postimi i plotë i këngëtares së njohur: Sot ,46 ?.
Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime . Tani ,jo më! E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua….
Te jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën. Ky nuk eshte pikësynim. Kjo eshte dëshire .
Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe. Prandaj i thone “çdo gjë vjen me moshë” ? ,tani vonë e kam kuptuar .