Një rast urg jent për ndihmë ka mbërritur, ku një qytetar shkruan se një i afërm i tij ka ndërruar jetë në Angli.
Ndërkohë për të sjellë trupin në Shqipëri duhet një shumë e konsiderueshme parash, por e shoqja e të ndjerit nuk ka mundësi ta përballojë shumën e parave që duhen. I ndjeri është nga Belshi i Elbasanit dhe ka lënë pas një djalë tre vjeç.
Thirrja është që kushdo nga emigrantët në Angli që ka mundësi financiare, të kontribuojë për ta sjellë trupin në atdhe.