Lajme

Humbi jetën nga Covid-19 e s’kishte sëmundje të tjera, ja çfarë i kishte kërkuar 37-vjeçari shqiptar qeverisë para se të ikte nga kjo botë

Lorent Kreka është biznesmeni 37-vjeçar nga Korça që ndërroi jetë nga koronavirusi ndonëse nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.

Kërkesa që i bëri qeverisë biznesmeni 37-vjeçar disa javë para se të shuhej nga koronavirusi (VIDEO)

Në fillimet e pandemisë, kur qeveria i caktoi rregullat në bazë të zonave që i cilësonte të gjelbra dhe të kuqe, Lorenti shprehej se mendonte që ishin jashtë rre z ikut dhe e mbante hapur lokalin e tij tek pazari i tij.

Lorenti thoshte se vendimet e papritura të qeverisë i dukeshin si lojë “ping pong”, ndaj i bënte thirrje që të ishin më të qartë.

“Ne nuk kemi informacion që qeveria ka dhënë ur dhër për mbyllje të aktivitetit. Si zonë e gjelbër mendoj se jemi jashtë rrez i kut dhe vazhdojmë aktivitetin rregullisht.

Ne zonë e gjelbër, këta na vijnë papritur, njëherë hape njëherë mbylle sikur lozin ping pong. Nuk di çfarë të them. I bëj thirrje qeverisë që të jetë më e qartë, kjo është përgjigjja jonë”, tha Lorent Kreka.

Vetëm disa muaj pas kësaj deklarate, u infektua me virusin Sars-Cov-2 dhe u dërgua me urgjencë në Tiranë, ku ndërroi jetë nga sëmundja.

Asnjë sëmundje shoqëruese, vdes nga Covid-19 i riu nga Korça - Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top