Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë pasi bashkëshortja e tij Almeda Abazi është shqiptare.
Tolgahan u bë shumë i njohur në vendin tonë me serialin “Mos u dorëzo”, ndërsa shpejti do të rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri në një tjetër televizion.
Atë do ta shohim në rol kryesor në serialin “Kampioni im”, që do transmetohet në TV Klan. Tolgahan do të quhet Firat dhe do të jetë një boksier i talentuar.
Duke qenë se ka marrë gjithmonë dashuri nga populli shqiptar, aktori ka shkruar një mesazh në shqip për të gjithë ndjekësit e tij. Në një postim në InstaStory, fjalët e Tolghan ishin:
“Ju pres të na ndiqni Shqipëria”, shoqëruar me flamurin shqiptar.