Ditën e sotme ka ndërruar jetë artisti nga Mirdita, Mark Reçi që shquhej për humorin e tij të rrallë.
Lajmin e hidhur e ka dhënë gazetari Gjergj Marku në llogarinë e tij në Facebook.
‘MARKU i humorit fin!…
Mark Reçi kaloi sot n’at jetë, por iku ndryshe nga të tjerët me atë humorin e tij të rrallë, sepse dhe ikjen e mori po me humor. Padyshim mbetet një nga artistët më të spikatur të humorit në Mirditë, për dekada. Një nga ata humorista pa diplomë, por me diplomën e dhuntisë, që do e kishin lakmi sot show-t e mëdha në ekranet kombëtare.
Po si humorist, Marku qe artist i një dimensioni të gjerë, edhe si instrumentist me bandën frymore apo orkestra të tjera. Pushofsh në paqe, po me humor, artist i madh i kohëve të vështira.’ shkruan Gjergj Marku.