Gazetari Klodian Tomorri ka shp ërth yer keq pas miratimit të ligjit për metrologjinë në Kuvend dy ditë më parë.
Duke e konsideruar si një “kur vëri të pë shtirë intelektuale” Tomorri shkruan se ky ligj u merr qytetareve shqiptarë miliona euro të tjera për t’i devijuar në llogari private.
“Dy dite me pare ne Kuvend u konsumua nje kur veri e pes htire intelektuale. Deputetet diskutuan 3 ore per nje ligj id iot grash dhe brenda vetem 3 minutave diskutuan dhe votuan nje ligj, qe u merr qytetareve shqiptare miliona euro te tjera per t’i dev ijuar ne llogari private.
Behet fjale per ligjin e ri per metrologjine, i cili zgjeron koncesionin e pom pave te karburanteve duke rritur frekuencen e kontrolleve. Neni qe rrit kostot per qytetaret u propozua ne Komisionin e Veprimtariae Prodhuese nga deputeti socialist Ilir Beqja.
Para votimit, vete Ministria e Financave e kundershtoi amendamentin e propozuar nga Beqja duke deklaruar se eshte ne kundershtim me rekomandimet e Organizates Boterore te Metrologjise, e cila rekomandon vetem dy kontrolle ne vit per instrumentat mates. Po keshtu sipas Ministrise, masa e propozuar nga deputeti Beqja, qartesisht do te rrise ndjeshem kostot qe paguajne qytetaret ne cmimin e karburanteve.
Zoti Beqja dhe deputetet e tjere propozues e justifikuan masen e rritjes se kontrolleve me interesin publik per te mos lejuar abu zi met ne tregun e karburanteve. Pas ketyre debateve, ministrja e Financave, beri kunderpropozimin qe meqe deputet kerkojne shtim te kontrolleve, ajo te behet pa tarife shtese per qytetaret dhe kostoja te perballohet mga vete kompania koncesionare.
Por zoti Beqja dhe koleget e tij iniciatore qe thonin se po mbronin interesin publik nuk pranuan qe shtimi i kontrolleve te behej pa tarife shtese. Perkundrazi, cdo kontroll i pompave nga koncesionari do te tarifohet me 60 euro. Kompanite qe tregtojne karburant kete koso do ja u percjellin qytetareve ne cmimin e naftes.
Kuptohet qarte se cili ka qene interesi qe mbrojne deputetet qe propozuan dhe votuan ndryshimin dhe cili ka qene motivi se pse ata e propozuan ate. Lubrifikim quhet ne gjuhen teknike.
Per ironi, ky votimi ndodhi pikerisht diten qe ai 2 metroshi i madh pyeti publikisht a keni pare ndonjehere ndonje burre 2 metra, qe genjen dhe vj edh.”