Instruktori i njohur i palestrës dhe influencues në rrjetet sociale ka ndë.rruar jetë pasi u inf.ektua me koronavirus.
Dmitriy Stuzhuk ishte 33-vjeç. Ai u inf.ektua me virus gjatë një udhëtimi në Turqi, dhe u kthye për t’u kuruar në një spital në vendin e tij të lindjes, Ukrainë.
Ylli i rrjeteve sociale që promovonte të jetuarit të shëndetshëm, doli nga spitali pas 8 ditësh, por koronavirusi i shkaktoi komplikacione në zemër.
Pasi u dërgua sërish në spital, ish-gruaja e tij, Sofia tha se ai ishte “në gjendje të rëndë” dhe “pa ndjenja”.
Ajo i tha ndjekësve se 33-vjeçari kishte komplikacione në zemër dhe se zemra e tij nuk po e përb.allonte dot.
“Gjendja e tij është shumë e rëndë, bëra çfarë munda për babain e tre fëmijëve të mi, por nuk kam çfarë të bëj më”, shkruajti ajo.
Më pas 2-vjeçarja njoftoi për vd.ekjen: “Vetëm kujtimet e ngrohta mbeten, tre fëmijë dhe një eksperiencë e vlefshme”.
Më hert 33-vjeçari Stuzhuk kishte shkruar në rrjetet sociale nga shtrati i spitalit në Turqi se kishte qafën e enjtur dhe vështirësi në frymëmarrje.
Ai i shkroi 1.1 milion ndjekësve të tij: “Dua të tregoj se si u së.mura. Unë isha ai që nuk e besoja ekz.istencën e këtij virusi…deri sa u sëmura. Covid-19 nuk është një sëmundje që kalon shpejt, dhe është tepër e rëndë”.