Rozë

Rrëqeth aktori Mehdi Malkaj, u bën thirrje zemre shqiptarëve: Ju lutem mos shani më nga nëna, jam shenjtore bekim nga Zoti!

Një nga aktorët më të njohur në Shqipëri, Mehdi Malkaj, ka bërë një apel të fortë për të gjithë ata persona që shajnë nga nëna.

Aktori Mehdi Malkaj | NA ISHTE DIKUR

Me anë të një video ai bën thirrje që asnjë të mos shajë nga nëna, pasi ato janë shenjtore, janë dhuratë nga Zoti.

“Sot dua të diskutoj një temë e cila më ka vr arë veshin dhe syrin. Zonja dhe zotërinj, miq dhe shokë do ju lutesha për një gjë mos shani më nga nëna në Facebook se latë n am, nuk keni punë me nënat o njerëz. Nëna është shenjtore, nëna nuk është një gjë e zakonshme. Unë që flas nuk kam patur lidhje me nënën se më ka lënë kur kam qenë pesë vjeç, ndoshta unë e ndjej dhimbjen më shumë se ju. Nëna është shënjtore.

Do t’ju lutem shumë. Le të hapim një rubrikë të dënojmë të gjithë ata që shajnë nga nëna. Le të jetë dhe nëna e Kryeministrit dhe nëna e Kryetarit të Bashkisë, nuk ka faj nëna se këta të dy janë bërë rrugeçër. S’ka faj nëna. Nëna i ka rritur i ka shkolluar, i ka edukuar, u ka dhënë gji. O njerëz, nuk kemi punë me nënat, mos shani nga nëna se është turp. I flisni mendjes, le të hapim një “#Mos shani më nga nëna” në Facebook. Më kini kujdes nënat. Nëna është dhuratë nga Zoti, dikush e ka, dikush nuk e ka”, tha aktori.

Mehdi Malkaj: M'u prenë gjunjët kur më thirri Dhimitër Anagnosti për filmin  “Përrallë nga e kaluara” | NA ISHTE DIKUR

MË TË LEXUARAT

To Top