Një numër rekord rastesh ditore me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 295 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 1413 testime të kryera. Ndërkohë, 3 persona kanë humbur jetën dhe vetëm 96 persona janë shëruar.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese”, sqaron Ministria e Shëndetësisë.